Ditëlindja e blinduar e Revolucionit Francez, 45 mijë policë në rrugë

Ditëlindja e blinduar e Revolucionit Francez, 45 mijë policë në rrugë

10:45, 14/07/2023
A+ Aa A-

Do të jetë një ditë e blinduar me forca të shumta policie, ajo që shënon revolucionin francez të 1789.

Pas protestave të dhunshme për vrasjen e 17-vjeçarit nga policia, autoritetet nuk duan të lejojnë një grumbullim tjetër që të shndërrohet në protestë dhe për këtë arsye kanë marrë masa shumë të forta sigurie.

Më shumë se 45 mijë efektivë policie janë angazhuar në sheshet kryesore të Francës, për të ruajtur qetësinë në Ditën e Bastijës, një nga datat më historike të revolucionit.

Presidenti Macron deklaroi disa ditë më parë se do të reagojë me vendosmëri ndaj protestave të dhunshme, ndërkohë që më herët u ndalua dhe shitja e fishekzjarrëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco