Britani e Madhe, 6% rritje në pagat e mësuesve dhe mjekëve, sipas The Times

Britani e Madhe, 6% rritje në pagat e mësuesve dhe mjekëve, sipas The Times

14:57, 13/07/2023
A+ Aa A-

Qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak ka vendosur të pranojë propozimet për rritjen e pagave për miliona punonjës të sektorit publik duke u dhënë mësuesve dhe mjekëve një shtesë prej 6% më shumë të pagës së tyre, raportoi sot gazeta Times.

Qeveria njoftoi vendimet e saj për rritjen e pagave pasi mori në konsideratë rekomandimet e një numri të bordeve të pavarura të rishikimit të pagave.

Zëvendësministri i Financave John Glenn tha se qeveria do të financojë rritjen e pagave për nëpunësit civilë duke shkurtuar fushat e tjera të shpenzimeve publike dhe duke rritur një taksë speciale të paguar nga emigrantët e sapoardhur.

“Nuk do të ketë asnjë huamarrje apo shpenzim të ri për të financuar rritjet,” i tha ai parlamentit.

Mijëra mjekë në Angli filluan sot një grevë pesë-ditore, një mobilizim i paprecedentë, duke kërkuar paga më të mira mes një krize të kostos së jetesës.

Kjo është greva më e madhe e vazhdueshme në historinë e Sistemit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS), sipas sindikatës së tyre BMA (Shoqata Mjekësore Britanike).

Rreth gjysma e mjekëve të spitaleve në Britani janë të trajnuar, të cilët variojnë nga mjekë që sapo kanë mbaruar studimet e tyre deri tek ata me më shumë se tetë vjet përvojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco