Të mërkurën, disa tornado dhe stuhi përfshinë zonën më të madhe të Çikagos, duke shkaktuar pezullimin e trafikut ajror në aeroportet O’Hare dhe Midway në qytetin e tretë më të madh të SHBA.
Katër qarqe në verilindje të Illinois, duke përfshirë Cook County, ku ndodhet Çikago, u goditën nga të paktën tetë tornado.
Të gjitha fluturimet komerciale në aeroportet O’Hare dhe Midway janë ndalur. Më shumë se 320 fluturime janë anuluar, sipas FlightAware, ndërsa zyrtarët e qytetit kanë paralajmëruar banorët që të evakuohen.
Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi se tornadot shkulën pemët dhe çatitë në qytetin Countryside të Cook County, ndërsa xhamat e veturave u thyen në La Grange.
Mijëra banorë mbetën pa energji elektrike dhe zyra e kryebashkiakut Brandon Johnson rekomandoi që banorët e Çikagos të kufizojnë konsumin e ujit për të parandaluar përmbytjet. Paralajmërimi për tornado për Çikago nuk është hequr ende.
BREAKING: Multiple tornado warnings are surrounding and including the Chicago area right now. Seek shelter if you're in this area, this is a dangerous situation with at least two tornadoes confirmed. #ILwx
— WeatherNation (@WeatherNation) July 12, 2023
More LIVE details on @WeatherNation now. pic.twitter.com/jymS2e5XTc
© SYRI.net