Zelenskyy: 'Absurde' nëse Ukrainës nuk i jepet afat për anëtarësim në NATO

Zelenskyy: 'Absurde' nëse Ukrainës nuk i jepet afat për anëtarësim në NATO

14:17, 11/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se do të ishte absurde nëse gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s, Ukrainës nuk do i ofrohet një afat kohor për anëtarësimin në NATO.

“Do të ishte absurde dhe e paprecedentë nëse nuk përcaktohet afat as për kohën se kur mund të jepet ftesa për anëtarësim për t’iu bashkuar NATO-s, as se kur mund të ndodhë anëtarësimi”, shkroi ai në një postim në rrjetin Telegram.

Sipas presidentit të Ukrainës, paqartësitë e vazhdueshme mbi anëtarësimin e Ukrainës në NATO i japin “shkak Rusisë që të vazhdojë terrorin e saj”. Duke lënë të kuptohet se ai do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë, presidenti Zelenskyy tha se “Pasiguria është dobësi. Do të diskutoj në mënyrë të hapur mbi këtë gjatë takimit”, shkroi ai./ VOA/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco