Putin, Haga ju pret, pankarta varet në ndërtesën ku po zhvillohet Samiti i NATO-s

Putin, Haga ju pret, pankarta varet në ndërtesën ku po zhvillohet Samiti i NATO-s

12:07, 11/07/2023
A+ Aa A-

Sot po mbahet dita e parë e samitit të NATO-s,ku fokusi do të jetë lufta në Ukrainë. Ndërkohë masat për samitit janë drakoniane, pasi Vilnius, ku po zhvillohet takimi, është vetëm 32 kilometra nga Bjellorusia, aleati i afërt i Rusisë.

Gjithsej 16 anëtarë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë dërguar rreth një mijë trupa. Përveç kësaj, shumë vende kanë dërguar sisteme ajrore të avancuara që vendet baltike nuk i kanë.

Si pjesë e samitit, për arsye sigurie, Gjermania vendosi 12 raketa Patriot ,të afta për të rrëzuar raketa balistike ose avionë luftarakë.

Përveç kësaj, Polonia dhe Gjermania kanë dërguar forca speciale të mbështetura nga helikopterë, ndërsa vendet e tjera po dërgojnë pajisje kundër sulmeve të mundshme kimike, biologjike dhe bërthamore.

Ndërkohë jashtë një ndertesë ku po mbahet samiti i NATO-s, është vendosur një pankartë në të cilët shkruhet: “Putin, Haga ju pret”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco