Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Palestra dhe pajisje kundër plakjes, zbulohen detaje nga 'treni fantazmë' luksoz i Putinit

Palestra dhe pajisje kundër plakjes, zbulohen detaje nga 'treni fantazmë' luksoz i Putinit

11:53, 11/07/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi gjithnjë e më paranojak rus, Vladimir Putin, duket se ka marrë çdo masë për tu mbrotjur nga përpjekjet e shumta, për ta vrarë. Siç dihet, ai udhëton vetëm me një tren "fantazmë" të blinduar. Megjithatë, detaje të reja janë zbuluar për mjetin luksoz të tranportit, të kuruar në detaje. Treni i personalizuar, i cili transporton diktatorin midis vendeve sekrete në të gjithë Rusinë, përmban një banjë turke me një "dush të zbukuruar" që përfshin "shkumë aromatike" që kushton 3.75 milionë funte.

Ai përfshin gjithashtu një palestër dhe një sallon kozmetike, sipas një raporti nga Dossier Centre, e cila është e lidhur me politikanin opozitar Mikhail Khodorkovsky. Treni madje ka "makina kundër plakjes" speciale, si dhe një ventilator të mushkërive, defibrilator dhe një monitor pacienti.  "Nuk është thjesht luks, është super luks," tha eksperti hekurudhor Dmitry.

"Një dush, një tualet, një telefon, një TV gjigant Panasonic, DVD dhe VHS, i ka të gjitha”, tha ai. Blindimi është i nivelit III+, i cili i përballon të shtënat nga një pushkë AK-47 ose SVD. Disa dhoma madje, janë të mbrojtura nga përgjimet. Një dhomë kozmetike ka "mbrojtje harduerike nga rrjedhja e informacionit akustik".Treni ka gjithashtu një linjë telefonike të dedikuar të sigurt.

"Ka një tren fantazmë në hekurudhën ruse," tha Mikhail Korotkov, një fotograf që ka emigruar jashtë Rusisë. 

“Nuk mund të gjendet në asnjë orar apo sistem publik. Dritaret janë me perde, lokomotivat nuk kanë numra dhe identifikime”, shtoi ai.

Sakaq, financimi bëhet nëpërmjet miqve oligarkë të Vladimir Putinit, përfshirë Yury Kovalchuk, një nga miqtë e tij më të ngushtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco