Shpërthim vullkanik 20 milje larg aeroportit më të madh të Islandës

Shpërthim vullkanik 20 milje larg aeroportit më të madh të Islandës

11:15, 11/07/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim vullkanik ka dërguar llavë dhe tym nga ana e malit Fagradalsfjall, pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik.

Ky shpërthim vjen pas aktivitetit intensiv të tërmetit në atë zonë. Autoritetet lokale thanë të hënën se nuk kishte ndonjë rrezik të afërt për njerëzit në rajon, shkruan BBC.

Vullkani ndodhet në jugperëndim të vendit, në gadishullin Reykjanes, i cili njihet si një pikë e nxehtë sizmike.

Fluturimet e brendshme u vonuan pasi shpërthimi krijoi një shtëllungë tymi mbi rrugën që lidh kryeqytetin me aeroportin më të madh të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco