FOTO/ Aksidenti i çuditshëm ajror, avioni përplaset me hangarin në aeroport

FOTO/ Aksidenti i çuditshëm ajror, avioni përplaset me hangarin në aeroport

11:13, 11/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident i çuditshëm ajror është regjistruar, mëngjesin e së hënës, në aeroportin e Long Beach në Kaliforni, ku një avion i vogël Cessna nuk ka mundur të ulet normalisht, duke u përplasur me çatinë e një hangari.

Piloti, i cili ishte i vetmi person në bord, arriti të shpëtojë me plagë të lehta, kjo falë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të shpëtimit dhe zjarrfikësve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa fluturimet u pezulluan për disa minuta deri në përfundimin e operacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco