Burg të riut që bëri thirrje për vrasjen e policit që ekzekutoi adoleshentin në Francë

Burg të riut që bëri thirrje për vrasjen e policit që ekzekutoi adoleshentin në Francë

08:48, 11/07/2023
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar u dënua të hënën nga drejtësia franceze me dy vjet burg, një prej të cilëve u pezullua, për shkak të postimeve të tij në Twitter në të cilat ai bëri thirrje për vrasjen e oficerit të policisë që i mori jetën një 17-vjeçari.

Ngjarja në fjalë solli protesta të fuqishme në të gjithë Francën. Vdekja e Nael ndodhi gjatë një kontrolli trafiku në Nanterre më 27 qershor, duke shkaktuar trazira për disa ditë me radhënë të gjithë Francën.

Më 28 dhe 29 qershor, Corentin S. ka postuar në Twitter një foto të një polici, duke pretenduar se ai ishte autori dhe duke premtuar shpërblime të ndryshme: 550 euro nëse dikush ia priste dorën, 1200 euro nëse i prisnin të dyja, 2000 euro nëse e vrisnin. I riu, i cili u arrestua të enjten, postoi gjithashtu mesazhe duke bërë thirrje për një sulm në një qendër tregtare në periferi të Parisit, Creteil.

Qendra tregtare u bë me të vërtetë një objektiv për rebelët më 30 qershor, duke i detyruar autoritetet të evakuojnë me nxitim ata që ndodheshin brenda. Policia bëri 21 arrestime. Gjatë seancës dëgjimore në Creteil, Corentin S. shprehu pendim, ndërsa theksoi se duhej të ndryshonte.

“E njoh dëmin që kam shkaktuar, është e vërtetë që e kam tepruar”, tha ai para gjykatës, duke shtuar se qëllimi i tij me postimet ishte të fitonte para. Sarah Ikaoui, avokatja e Corentin S., foli për “papjekurinë e thellë” të të riut, duke kujtuar në të njëjtën kohë se ai kishte një dosje të pastër kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco