'Zyrtarët e Biden të limitojnë kontaktin me kompanitë e mediave sociale'

'Zyrtarët e Biden të limitojnë kontaktin me kompanitë e mediave sociale'

09:48, 05/07/2023
A+ Aa A-

Një gjykatës federal në SHBA ka urdhëruar administratën Biden që të limitojë komunikimet me kompanitë e mediave sociale.

Në një vendim prej 155 faqesh, gjykatësi Terry Doughty ndalon zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe disa prej agjencive shtetërore që të kontaktojnë kompanitë për moderimin e përmbajtjes që ato shpërndajnë.

Kjo është një fitore për republikanët, të cilët i kanë akuzuar kundërshtarët e tyre në pushtet për censurë. Demokratët nga ana tjetër janë shprehur se platformat nuk po e adresojnë siç duhet keqinformimin.

Kjo ishte një nga betejat më të ndjekura të Amendamentit të Parë në gjykatat e SHBA-së, duke ndezur kështu një debat mbi rolin e qeverisë në moderimin e përmbajtjes, të cilën ajo e konsideronte të rreme ose të dëmshme.

Shtëpia e Bardhë tha se Departamenti Amerikan i Drejtësisë po shqyrtonte vendimin dhe po vendoste për hapat e tij të ardhshëm.

“Pikëpamja jonë konsistente mbetet se platformat e mediave sociale kanë një përgjegjësi kritike për të marrë parasysh efektet që platformat e tyre kanë tek populli amerikan”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Megjithatë, në vendim, gjykatësi shprehet se platformat duhet të “bëjnë zgjedhje të pavarura në lidhje me informacionin që paraqesin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco