Vrasja e 17-vjeçarit, protesta të dhunshme në Francë, 150 të arrestuar, 40 mijë policë në rrugë

Vrasja e 17-vjeçarit, protesta të dhunshme në Francë, 150 të arrestuar, 40 mijë policë në rrugë

17:06, 29/06/2023
A+ Aa A-

Franca në flakë për të dytën natë radhazi, mes zemërimit për vrasjen e një 17-vjeçari nga një polic në Nanterre.

Të paktën 150 persona u arrestuan në atë që ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, e cilësoi si një natë të padurueshme dhune kundër simboleve të republikës; bashkive, shkollave e rajoneve të policisë, të cilat u dogjën apo u sulmuan.

Protestuesit e zemëruar hodhën fishekzjarrë ndaj policisë, ju vunë zjarrin makinave dhe godinave publike në periferitë rreth Parisit, po gjithashtu edhe në Tuluz, Lilë dhe qyteza të tjera. Mbi 2 mijë policë u mobilizuan në rajonin e Parisit ndërsa në të gjithë vendin rreth 40 mijë agjentë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron thirri një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me krizën, dhe e cilësoi dhunën të pajustifikueshme.

‘Orët e fundit janë shënuar nga skena dhune kundër rajoneve të policisë, por edhe shkollave dhe objekteve të komunave. Sulmet kundër institucioneve janë të pajustifikueshme’, deklaroi Macron. Epiqendra e trazirave ishte në Nanterre, një qytezë e banuar kryesisht nga shtresa e mesme, në periferi të Parisit ku 17-vjeçari me origjinë afrikano-veriore, i identifikuarsi Nahel, u vra pasi kishte ndaluar në një postobllok policor.

Ngarja fatale ndezi zemërimin e banorëve, që prej kohësh ankoheshin për dhunën policore në zonat me të ardhura të ulëta e etni të përzier rreth qyteteve të mëdha Francës.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregoi dy efektive të cilët qëndronin pranë një makine të llojit, Mercedes AMG, me njërin prej tyre që qëlloi për vdekje shoferin adoleshent nga një rreze e afërt. Sipas prokurorëve, i riu kishte refuzuar t’i bindej urdhrit për të ndaluar makinën.

Polici që qëlloi adoleshentin po hetohet për vrasje të qëllimshme. Grupe për të drejtat e njeriut flasin për racizëm sistematik brenda agjencive të sundimit të ligjit në Francë, një akuzë të cilën Macron e mohon. /A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco