Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e nëntë para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Japonia pritet që të hedhë ujë të trajtuar radioaktiv në det, qytetarët në Korenë e Jugut blejnë kripë

Japonia pritet që të hedhë ujë të trajtuar radioaktiv në det, qytetarët në Korenë e Jugut blejnë kripë

11:39, 29/06/2023
A+ Aa A-

Konsumatorët koreano-jugorë po blejnë kripë deti dhe sende të tjera me shumicë, pasi duhet  që të rrisin sigurinë e tyre pas paralajmërimit të Japonisë për të hedh në det një milion tonë metrikë ujë radioaktiv të trajtuar nga termocentrali i dëmtuar i Fukushimës.

Ky ujë u përdor kryesisht për të ftohur reaktorët e dëmtuar kur ky central bërthamor në veri të Tokios u godit në vitin 2011 nga një tërmet dhe cunami.

Shkarkimi i ujit në Paqësor nga rezervuarët e mëdhenj në të cilët ishte ruajtur pritet të bëhet së shpejti, megjithëse ende nuk është caktuar një datë.

Japonia ka dhënë garanci të përsëritura se uji është i sigurt, duke thënë se është filtruar për të hequr shumicën e izotopeve, megjithëse përmban gjurmë të tritiumit, një izotop hidrogjeni që është i vështirë për t’u ndarë nga uji.

Por peshkatarët dhe tregtarët në Japoni dhe në të gjithë rajonin po shprehin frikë.

Kohët e fundit kam blerë 5 kilogramë kripë ,” tha Lee Young-min, një 38-vjeçare nënë e dy fëmijëve, në Seongnam, në jug të kryeqytetit Seul.

Ajo thotë se kurrë nuk ka blerë kaq shumë kripë më parë, por ndjeu se duhej të bënte gjithçka që mundi për të mbrojtur familjen e saj.

“Unë jam një nënë që rrit dy fëmijë, nuk mund të jem indiferente dhe të mos bëj asgjë, dua që ushqimi që u jap të jetë i sigurt” .

Blerjet me shumicë ndihmuan në rritjen e çmimit të kripës në Korenë e Jugut me gati 27% në qershor nga dy muaj më parë, megjithëse zyrtarët thonë se moti dhe prodhimi më i ulët janë gjithashtu përgjegjës për rritjen e çmimit.

Autoritetet e Koresë së Jugut thonë se do të monitorojnë nga afër kripërat për çdo rritje të radioaktivitetit. Koreja e Jugut ka ndaluar produktet ushqimore nga ujërat pranë Fukushimës në bregun lindor të Japonisë.

Nga ana tjetër Kina ka kritikuar planin e Japonisë për të hedhur ujërat , duke e akuzuar atë për mungesë transparence dhe duke thënë se përbën një kërcënim për mjedisin detar dhe shëndetin e njerëzve në mbarë botën.

Japonia thotë se u ka ofruar fqinjëve të saj shpjegime të hollësishme dhe shkencore të planeve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco