Putin e pranon/ Ja mjetet ajrore që u rrëzuan gjatë rebelimit të Wagner

Putin e pranon/ Ja mjetet ajrore që u rrëzuan gjatë rebelimit të Wagner

10:48, 27/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus, Vladimir Putin, e pranoi se gjatë rebelimit të grupit mercenar ‘Wagner’, Rusia humbi disa mjete ajrore dhe disa pilotë, por pa saktësuar numrin e tyre. Por çfarë helikopterësh dhe avionësh humbi Kremlini?

BBC

BBC në rusisht ka gjurmuar se cilët mjete ajrore ruse u rrëzuan gjatë rebelimit të fundjavës.

Duke përdorur burime të hapura, mësohet se bëhet fjalë për tre helikopterë Mi-8 MTPR të luftës elektronike, dy helikopterë sulmi- një Ka-52 dhe një Mi-35, një transportues ushtarak Mi-8 dhe një avion komandues Il-22M.

Sipas Ekipit të Inteligjencës së Konfliktit, një organizatë me burim të hapur me fokus në Rusi, është e mundur që një tjetër helikopter Mi-8 MTPR të jetë rrëzuar pranë Luhanskut më 23 qershor, megjithëse nuk ka detaje të mëtejshme për këtë incident.

Aktualisht është e paqartë se sa anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur, thotë BBC në rusisht.

Nga mjetet ajrore të humbura, më i vlefshëm është avioni Il-22M, një postë komande ajrore, nga e cila trupat mund të kontrollohen gjatë operacioneve luftarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco