Zelensky i gëzohet avancimit të kundërofensivës, mediat britanike zbulojnë përse u tërhoq Wagner

Zelensky i gëzohet avancimit të kundërofensivës, mediat britanike zbulojnë përse u tërhoq Wagner

08:17, 27/06/2023
A+ Aa A-

Tërheqja e trupave mercenare të Ëagner dhe incidenti që kreu i tyre krijoi disa kilometra larg Kremlinit duket se ka dhënë dhe efektet e para në fushëbetejë.

Presidenti Zelensky u shpreh përpara popullit ukrainas se disa e sotme është shumë e mirë pasi ushtria po avancon në të gjitha drejtimet ku ka nisur kundërofensiva për çlirimin e territoreve.

“Forcat ukrainase po marshojnë në të gjitha drejtimet. Sot luftëtarët tanë po avancojnë dhe kjo është një ditë e lumtur”, u shpreh Zelensky në mesazhin e tij drejtuar kombit ukrainas, pasi vizitoi trupat në Bakhmut dhe Zaporizhzha.

Aktualisht, forcat ruse vijojnë të përqendrojnë përpjekjet e tyre në Lyman, Bakhmut e Marinka, ku nga e hëna janë regjistruar të paktën 38 përballje.

Nga ana tjetër mediat britanike deklarojnë se kanë zbuluar detaje thelbësore se përse mercenarët e Ëagner e ndaluan menjëherë marshimin drejt Moskës, në një lëvizjes të papritur.

Sipas BBC, forcat e sigurisë ruse dhe shërbimet sekrete kanë shkuar derë më derë në familjet e drejtuesve të Ëagner dhe i kanë kërcënuar. Kjo gjë ka bërë që Yevgeny Prigozhin të ndërpriste atë që kishte nisur.

Të njëjta burime bëjnë më dije se “Kuzhinieri i Putin” e dinte mirë se do të pësonte një disfatë të madhe nëse i afrohej Moskës pasi kishte në dispozicion vetëm 8000 burra.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, pas mesazhit të dhënë për popullin, zhvilloi një takim me krerët e agjencive të sigurisë, ku ishin të pranishëm kryeprokurori Anton Vaino, ministri i Brendshëm, Vladimir Kolokltsev, ai i Mbrojtjes, Shoigu, kreu i FSK, Alexander Bortnikov dhe shefi i gardë kombëtare Viktor Zolotov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco