Putin i tërbuar me grupin Wagner për rebelimin: Thikë pas shpine

Putin i tërbuar me grupin Wagner për rebelimin: Thikë pas shpine

10:47, 24/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar rebelimin e grupit mercenar Wagner si “thikë pas shpine” në një fjalim në televizion në mëngjesin e së shtunës.

Dukshëm i zemëruar, ai tha se mercenarët e kishin “tradhtuar Rusinë dhe do të përgjigjen për këtë”, teksa premtoi përgjigje të ashpër.

Presidenti rus tha se po merreshin masa antiterror dhe iu bëri thirrje luftëtarëve të mos merrnin pjesë në atë që ai e cilësoi si puç.

Përgjigjja erdhi pasi Jevgeni Prigozhin, kreu i Wagner, nisi një rebelim me mercenarët e tij dhe me sa duket ka marrë pjesë të qytetit jugor Rostov, i cili shërben si seli rajonale për pushtimin e Ukrainës.

Putin tha: “Kjo është një fushatë kriminale aventureske. Është e barabartë me një rebelim të armatosur. Ne do ta mbrojmë territorin tonë dhe do ta mposhtim këtë lëvizje. Po luftojmë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë e të territorit tonë. Bëhet fjalë për historinë mijëravjeçare të Rusisë. Duhet bërë çdo gjë për ta shuar këtë rrezik. Është një përpjekje për të na sabotuar nga brenda. Kjo është tradhti para atyre që po luftojnë në front. Është një thikë e ngulur në shpinën e trupave tanë dhe të popullit të Rusisë”.

Pamje filmike treguan luftëtarë të Wagner – një grup mercenarësh që kanë luftuar në Ukrainë dhe dislokuar kudo nëpër botë në emër të Rusisë – nëpër Rostov.

Kanë dalë video që shfaqin Prigozhin tek flet me zëvendësministrin e mbrojtjes Yunus-Bek Yevkurov, dhe me Vladimir Alekseev, numri dy i inteligjencës ushtarake ruse, pas futjes në selinë rajone. Është e paqartë se kur është bërë filmimi.

Ai nis rebelimin, për të cilin këmbëngul se është kundër udhëheqjes ushtarake, pasi akuzoi ushtrinë se po sulmonte forcat e tij në Ukrainë.

Ai ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të shefave të lartë dhe ka përdorur një numër videosh gjatë marrjes së përgjakshme të Bahkmutit nga ana e grupit të tij për të sulmuar ministrin e mbrojtjes dhe forcat e armatosura të drejtuara nga Valery Gerasimov.

Tensionet e grumbulluara tani kanë arritur pikën e vlimit duke u kthyer në luftime në shkallë të plotë midis forcave shtetërore ruse dhe grupit mercenar.

Prigozhin u betua të shkatërronte këdo që do t’i dilte përpara dhe këmbënguli se rebelimi i tij nuk ishte një rebelim i armatosur por marshim për drejtësi.

Ai ka bërë emër si “kuzhinieri i Putinit” falë shërbimit catering për presidentin rus, para se të fitonte më tepër famë si kreu i Wagner.

Tani autoritetet ruse kanë urdhëruar arrestimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco