Hondurasit shohin pak shpresë për burgjet, ndërsa shfaqen detajet e masakrës së tmerrshme

Hondurasit shohin pak shpresë për burgjet, ndërsa shfaqen detajet e masakrës së tmerrshme

17:51, 22/06/2023
A+ Aa A-

Tegucigalpa, Honduras  - Autoritetet në Honduras filluan t'u dorëzojnë të afërmëve, kufomat e copëtuara, të djegura të 46 grave të vrarë në trazirat më të rënda që kanë ndodhur në një burg të grave me sa mbahet mend.

Disa prej trupave u dogjën aq keq saqë kanë nevojë për teste gjenetike ose studime dentare për t'u identifikuar, tha Yuri Mora, zëdhënësi i agjencisë kombëtare të hetimit të policisë së Hondurasit.

Skena e dhunës që filloi të shfaqej të martën në burgun e grave në Tamara në Honduras ishte një nga masakrat e planifikuara me kujdes të anëtarëve të bandës rivale, nga të burgosurit që i përkisnin bandës famëkeqe të rrugës Barrio 18.

Masakra ka çuar në thirrje për ndryshim në sistemin e burgjeve të vendit dhe madje të flitet nëse Hondurasi duhet të imitojë burgjet drastike të tolerancës zero dhe pa privilegje të ngritura në El Salvadorin fqinj nga Presidenti Nayib Bukele.

Ndërsa goditja e El Salvadorit ndaj bandave ka shkaktuar shkelje të të drejtave, ajo është dëshmuar gjithashtu jashtëzakonisht popullore në një vend të terrorizuar prej kohësh nga bandat e rrugës.

"Një nga rreziqet më të mëdha është “Bukele-zimi i problemit të sigurisë në këtë vend, me gjithçka që do të nënkuptonte," tha eksperti honduras i të drejtave të njeriut, Joaquin Mejia, në një lojë fjalësh me emrin e Presidentit të El Salvadorit.

Askush nuk debaton që burgjet e Hondurasit janë në një gjendje të turpshme. Në trazirat e së martës, anëtarët e burgosur të bandës famëkeqe Barrio 18 masakruan 46 gra të tjera të burgosura duke i spërkatur me flakëhedhëse, duke i goditur me hanxhar dhe më pas duke i mbyllur të mbijetuarat në qelitë e tyre dhe lyer me lëndë djegëse.

Në mënyrë të frikshme, anëtarët e bandës ishin në gjendje të armatoseshin me pistoleta dhe hanxharë, të kalonin rojet dhe të sulmonin. Ata madje mbanin brava për t'i mbyllur viktimat e tyre brenda, me sa duket për t'i djegur për vdekje.

Jessica Sánchez, një aktiviste me Grupin e Shoqërisë Civile, një organizatë për të drejtat e njeriut, tha "ne besojmë se kjo masakër është kryer me urdhër të një rrjeti kriminal dhe jam i sigurt se është ditur që më parë dhe asgjë nuk është bërë".

Miguel Martínez, një zëdhënës i ministrisë së sigurisë, tha se sulmi ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë deri në momentin që anëtarët e bandës i shkatërruan ata në atë që ai e quajti një sulm të planifikuar.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco