Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Gjykata e Moskës vendos që gazetari amerikan Gershkovich të qëndrojë në burg deri në fund të gushtit

Gjykata e Moskës vendos që gazetari amerikan Gershkovich të qëndrojë në burg deri në fund të gushtit

17:29, 22/06/2023
A+ Aa A-

Gershkovich dhe punëdhënësi i tij kanë mohuar se ai ka spiunuar në Rusi. Qeveria amerikane e ka shpallur atë si të ndaluar gabimisht dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel të gazetarit të Ëall Street Journal, Evan Gerhskovich dhe mbështeti një vendim të mëparshëm se ai duhet të qëndrojë në burg për akuzat për spiunazh deri në fund të gushtit.

Shtetasi amerikan 31-vjeçar u arrestua në fund të marsit teksa ishte në një udhëtim raportimi. Një gjykatë në Moskë ra dakord muajin e kaluar për ta mbajtur atë në paraburgim deri më 30 gusht. Avokatët mbrojtës e kishin kundërshtuar vendimin.

Gershkovich, i veshur me një bluzë të zezë dhe xhinse blu të çelët, dukej i tensionuar dhe lëvizte brenda kafazit prej xhami të të pandehurit, ndërsa priste që seanca të fillonte në Gjykatën e Qytetit të Moskës. Para se të fillonte seanca, gazetarëve të tjerë në sallën e gjyqit iu kërkua të largoheshin dhe seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Prindërit e Gershkovich dhe ambasadorja e SHBA në Rusi, Lynne Tracy, morën pjesë në seancë. Duke folur me gazetarët më pas, Trejsi tha se "Evan vazhdon të tregojë forcë dhe elasticitet të jashtëzakonshëm në këto rrethana shumë të vështira".

Gershkovich dhe punëdhënësi i tij kanë mohuar se ai ka spiunuar në Rusi. Qeveria amerikane e ka shpallur atë si të ndaluar gabimisht dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Arrestimi i tij në qytetin e Yekaterinburg tronditi gazetarët në Rusi, ku autoritetet nuk kanë detajuar se çfarë provash kanë mbledhur për të mbështetur akuzat për spiunazh.

Gershkovich po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, i cili është i njohur për kushtet e tij të vështira. Zyrtarët e ambasadës amerikane u lejuan ta vizitonin një herë, por autoritetet ruse refuzuan dy kërkesa të tjera për ta takuar.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u tha gazetarëve të enjten se ministria po shqyrton një kërkesë tjetër për vizitë nga ambasada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco