Revoltë në Francë nga videoja e sulmit të një afrikani mbi një gjyshe 73 vjeçare dhe mbesës së saj

Revoltë në Francë nga videoja e sulmit të një afrikani mbi një gjyshe 73 vjeçare dhe mbesës së saj

07:54, 20/06/2023
A+ Aa A-

Videoja e regjistruar nga një kamer sigurie që tregon sulmin ndaj një 73 vjeçare dhe mbesës së saj në Bordeaux teksa hynin në shtëpi ka shkaktuar revoltë në Francë.

Në video, gruaja shihet duke qëndruar në hyrje të shtëpisë së saj me mbesën e saj në krah kur një burrë afrikan u afrohet atyre.

Disa sekonda më vonë, gjyshja 73 vjeçare  dhe vajza kërkojnë të hyjnë në shtëpi por burri vendos këmbën në derë për të mos u mbyllur dhe më pas tërheq gruan dhe mbesën  e saj dhe i hedh në tokë.

Më pas, në fakt duket se e shtyn fëmijën, e cila arrin të shpëtojë dhe të kthehet në krahët e gjyshes.

Siç bënë të ditur autoritetet franceze, autori i sulmit “të dhunshëm” të ndodhur pasditen e së hënës është arrestuar pak kohë më vonë.

Sipas të njëjtit njoftim, 73-vjeçarja është dërguar në spital e plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco