Rusia nis një valë të re sulmesh me dron në Kiev

Rusia nis një valë të re sulmesh me dron në Kiev

07:43, 20/06/2023
A+ Aa A-

Rusia ka nisur "një tjetër sulm masiv ajror" të martën në Kiev me dron sulmues të prodhuar nga Irani, tha një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha në një deklaratë se "dronet hynë në kryeqytet në valë" dhe "nga drejtime të ndryshme", duke bërë që alarmi i sulmit ajror të binte për më shumë se tre orë. 

"Rreth dy duzina me objektiv armik u identifikuan dhe u shkatërruan nga forcat dhe mjetet e mbrojtjes sonë ajrore në hapësirën ajrore rreth Kievit," tha Popko.

Sipas Popko, ky është sulmi i dytë me dron Shahed në Kiev këtë muaj. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco