Bilanc lufte, 20 mijë viktima nga armët në Shtetet e Bashkuara

Bilanc lufte, 20 mijë viktima nga armët në Shtetet e Bashkuara

18:27, 19/06/2023
A+ Aa A-

Sulmet me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara vijojnë të marrin jetë njerëzish nga dita në ditë, aq sa shumë organizata e krahasojnë numrin e viktimave, si një bilanc të vërtetë lufte.

Në raportin e tij më të fundit, Arkivi i Dhunës me Armë bën me dije se që nga fillimi i vitit rreth se 20 mijë persona kanë humbur jetën në ngjarje ku janë përdorur armë zjarri.

Të dhënat tregojnë se incidentet e lidhura me armë janë shkaktare të 19,808 raste vdekje dhe 16,897 të plagosurish në SHBA gjatë 2023.

Raporti zbulon se deri në këto momente ka pasur 311 raste të shtënash masive, ku përfshihen incidente me katër ose më shumë viktima të qëlluara ose të vrarë, me përjashtim të autorit.

Shtetet e Bashkuara, ndonëse ka më pak se 5% të numrit të popullsisë së botë, shënon nivelin më të lartë të armatosjes së civilëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco