I godet rrufeja gjatë rrugës për në shtëpi, vdesin babë e bir

I godet rrufeja gjatë rrugës për në shtëpi, vdesin babë e bir

18:17, 19/06/2023
A+ Aa A-

Babë e bir ishin kapur dorë për dore dhe po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Valley Mills të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur i goditi rrufeja.

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 majit, kur të tre sapo kishin dalë nga stacioni i autobusit që kishte sjellë dy fëmijët nga shkolla. Babai, Matthew Boggs, vdiq menjëherë, ndërsa djali i vogël, Grayson, vdiq në spital pas një muaji agonie. I pranishëm në skenën e tragjedisë ishte edhe Elija, vëllai më i madh i fëmijës, i cili u shpëtua nga një mrekulli. Ata sapo ishin ndarë, Matthew dhe Grayson shkuan në të djathtë, ndërsa Elija në të majtë kur shkarkoi rrufeja.

Për babain 34-vjeçar nuk mund të bënin asgjë, ndërsa 6-vjeçari Grayson, ishte në gjendje shumë të rëndë dhe pa ndjenja ndaj u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi i shtruar për katër javë, deri në lajmin e dytë tragjik.

I vogli ndërroi jetë më 16 qershor, pasi familja në marrëveshje me mjekët, vendosi ta shkëpuste nga makineritë që e mbanin në jetë. Sipas mediave amerikane, mjekët e kishin diagnostikuar me probleme të rënda neurologjike për shkak të dëmtimit të trurit, si pasojë e goditjes së tmerrshme elektrike. Një mbledhje fondesh është hapur në internet për të ndihmuar familjen të paguajë për funeralin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco