Ukraina thotë se ka çliruar 8 vendbanime gjatë kundërofensivës

Ukraina thotë se ka çliruar 8 vendbanime gjatë kundërofensivës

12:03, 19/06/2023
A+ Aa A-

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, deklaroi se është rritur në 8 numri i vendbanimeve të çliruara në frontin jugor.

Maliar, në një deklaratë në rrjetet sociale, deklaroi se ushtria ukrainase ka kryer operacione sulmuese dhe mbrojtëse javën e fundit.

Ajo tha se rusët kanë vendosur trupa shtesë në lindje për të ndaluar përparimin e trupave ukrainase në drejtim të qytetit Bakhmut.

“Gjithsej 41 ofensiva u zhvilluan dhe trupat tona bënë përparim në disa zona”, është shprehur ajo.

Maliar vuri në dukje se ushtria ruse vazhdoi sulmet e saj në drejtimet e qyteteve Lyman, Kupyansk, Avdiyivka dhe Marinka javën e kaluar, duke shtuar se nuk e kanë humbur pozicionin e tyre në këto rajone.

Sipas saj, kundërofensiva po zhvillohet në më shumë drejtime.

“Gjatë operacioneve ofensive në drejtimet Berdyansk dhe Melitopol, të cilat po vazhdojnë për dy javë, forcat mbrojtëse të Tavrias kanë çliruar gjithsej 8 vendbanime: Novodarivka, Levadne, Storojeve, Makarivka, Blagodatne, Lobkove, Neskuchne, Pyatihatki. Trupat tona kanë përparuar deri në 7 kilometra. Sipërfaqja e tokës së çliruar është 113 kilometra katrorë”, deklaroi zyrtarja ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco