Moska u vendos kushte gazetarëve të huaj që duan të raportojnë nga Rusia

Moska u vendos kushte gazetarëve të huaj që duan të raportojnë nga Rusia

15:23, 17/06/2023
A+ Aa A-
Rusia tha se pranimi i gazetarëve perëndimorë në vend do të varet nga mënyra se si “sillen” ata në media. Gazetarët nga vendet që Rusia i quan “jomiqësore” nuk morën akreditim për Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në vazhdim.

I pyetur nëse Moska do t’i lejojë gazetarët perëndimorë të marrin pjesë në forume në Rusi në të ardhmen, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se “I mirëpresim, por duhet të sillen mirë”.

“Biznesi si zakonisht nuk do të ndodhë më. Ne do të jemi gati t’i presim gazetarët perëndimorë, por nuk do të tolerojmë një trajtim të tillë të gazetarëve tanë jashtë vendit”, ka shtuar më tej Peskov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco