'Nuk na tremb': Shtëpia e Bardhë i përgjigjet retorikës bërthamore të Putinit!

'Nuk na tremb': Shtëpia e Bardhë i përgjigjet retorikës bërthamore të Putinit!

13:58, 17/06/2023
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë u shfaq sfiduese ndaj deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, edhe pse pohoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet atomike të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.

Reagimi i saj pasoi fjalimin e Putinit në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, ku shefi i Kremlinit pohoi se vend ii tij mund t’i përdorte armët bërthamore nëse do të ekzistonte një kërcënim ndaj integritetit territorial të saj, edhe pse nënvizoi se për momentin, nuk paraqitet një nevojë e tillë.

“Armët bërthamore janë prodhuar për të garantuar sigurinë tonë dhe ekzistencën e shtetit rus, në kuptimin më të gjerë të fjalës, por aktualisht nuk kemi një nevojë për t’i përdorur ato.“- tha Putin.

Si përgjigje ndaj pyetjeve te gazetareve në bordin e avionit presidencial ‘Air Force One’, zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Olivia Dalton, ripohoi gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit të NATO-s për mbrojtje kolektive.

Duke iu referuar komenteve të zotit Putin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk ka sinjale se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë arsye për të bërë ndryshime në gatishmërinë bërthamore të vendit.

Si për të treguar megjithatë se kërcënimet e tij e kanë një bazë reale, Putini ndërkohë konfirmoi dislokimin e armëve bërthamore në Bjellorusi.

Qeveria amerikane garantoi për çdo rast se nuk ka të dhëna që të tregojnë se Moska po planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco