Blinken 'e zbut' me Kinën: Vizitë në Pekin, do zgjidhim keqkuptimet!

Blinken 'e zbut' me Kinën: Vizitë në Pekin, do zgjidhim keqkuptimet!

13:51, 17/06/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh se vizita e tij në Kinë ka për qëllim të çelë rrugën e një komunikimi më të mirë duke zgjidhur “keqkuptimet” dhe duke shmangur “vlerësimet e gabuara”.

“Konkurrenca intensive kërkon diplomaci të qëndrueshme, për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konfrontim apo konflikt. Kjo është ajo që bota pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.”– tha Blinken.

Por teksa kreu i diplomacisë amerikane përgatitet të zhvillojë në 18 dhe 19 qershor rrugëtimin e shtyrë prej kohësh në Pekin, me qëllim stabilizimin e marrëdhënieve të tensionuara mes dy superfuqive botërore, Kina duket se e pret këtë vizita në një atmosferë mosbesimi të thellë dhe pritshmërish të ulëta.

Lidershipi kinez fajqson Washington për acarimin e marrëdhënieve dypalëshe pasi Blinkeni e anuloi vizitën e tij në muajin shkurt për shkak të asaj që SHBA-ja e përshkroi si një balonë spiune të Kinës dhe e rrëzoi, ndërsa kinezët insistonin se bëhet fjalë për një mjet metereologjik. Pavarësisht se kjo do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në këtë vend gjatë pothuajse pesë viteve të fundit, mediat kineze po e kalojnë atë në heshtje.

Blinken pretendon se qëllimi i vizitës së tij është prezantimi i fakteve për interesat dhe vlerat e SHBA-së, si dhe të hulumtohen fushat e bashkëpunimit të mundshëm mes dy vendeve, duke përfshirë stabilitetin ekonomik global, luftën kundër trafikut të drogës dhe çështjet klimatike dhe shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco