Rusia thotë se ka zmbrapsur sulme me dronë ndaj një rafinerie të naftës

Rusia thotë se ka zmbrapsur sulme me dronë ndaj një rafinerie të naftës

12:48, 17/06/2023
A+ Aa A-

Rusia tha më 17 qershor se ka shkatërruar tre dronë, që sipas Moskës po shënjestronin një rafineri të naftës në rajonin kufitar Brjansk, teksa Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse.

“Sistemet ajrore ruse gjatë natës kanë zmbrapsur sulmet nga forcat e armatosura ukrainase në rafinerinë e naftës ‘Druzhba', në qarkun Novozibkov”, tha guvernatori i rajonit Brjanks, Alexander Bogomaz.

“Falë profesionalizmit të ushtrisë sonë, tre dronë janë shkatërruar”, shtoi ai.

Guvernatori rus nuk përmendi ndonjë dëm.

Sulmet me dronë janë shpeshtuar muajve të fundit, me Kievin dhe Moskën që kanë pretenduar se kam zmbrapsur disa prej tyre.

Në tokën ruse, ndërtesat për prodhimin e naftës – lëndë esenciale për furnizimin e trupave – duket se janë caqet kryesore të sulmeve me dronë.

Gadishulli ukrainas i Krimesë, që është i ankesuar nga Moska e që Kievi synon ta rimarrë, po ashtu sulmohet vazhdimisht me dronë.

Forcat ruse gjatë javës kanë shkatërruar nëntë dronë mbi këtë gadishullin, sipas guvernatorit të instaluar nga Moska, Sergei Aksyonov.

Javën e kaluar, një dron goditi një ndërtesë banimi në qytetin jugor rus, Voronezh, duke plagosur dy persona.

Kjo ishte hera e parë që u raportua për një sulm me dron në Voronezh, qytet që gjendet thellë brenda territorit të Rusisë./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco