Rusia sulmon sërish vendlindjen e presidentit ukrainas

Rusia sulmon sërish vendlindjen e presidentit ukrainas

09:10, 15/06/2023
A+ Aa A-

Raketat ruse së fundmi kanë goditur vendlindjen e presidentit Vlodymyr Zelensky, qytetin Kryvyi Rih.

Mediat e huaja shkruajnë se në sulmin e të martës kanë humbur jetën 12 persona dhe u plagosën 25 të tjerë.

Ndërkaq mëngjesin e kësaj të enjtje, tre raketa goditën dy objekte industriale në qytetin qendror të Ukrainës.

Kryebashkiaku Oleksandr Vilkul ka thënë se ndërmarrjet “nuk kishin të bënin me ushtrinë” dhe se një 38-vjeçar u plagos.

Odesa u sulmua nga dronët sot, pas sulmeve që vranë tre persona një ditë më parë. Autoritetet thonë se mbrojtja ajrore rrëzoi të 18 dronët rusë që iu afruan rajonit.

Sulmet duket se sugjerojnë se Rusia ka rifilluar sulmet e saj në qytetet e populluara prapa vijës së frontit, pasi kishte kryer sulme më pak të shpeshta në fillim të muajit kur u ngrit kundërofensiva ukrainase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco