E rëndë në Itali, po filmonin video për rrjetet sociale, drejtuesi i makinës përplas për vdekje një 5-vjeçar

E rëndë në Itali, po filmonin video për rrjetet sociale, drejtuesi i makinës përplas për vdekje një 5-vjeçar

08:30, 15/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në Romë. Makina  e tyre është përplasur nga një tjetër automjet, i drejtuar nga një i ri, i cili bashkë me pasagjerët ka qenë duke filmuar video për rrjetet sociale.

5-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me nënën e tij 29-vjeçare dhe motrën e tij 3 vjeç, ku u përplasën nga një makinë e drejtuar nga një i ri, i cili ishte duke filmuar një video për rrjetet sociale. Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë pasagjerë 4 të rinj.

Sakaq, nëna dhe motra e tij 3-vjeçare kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas mediave italiane të rinjtë kanë qenë duke filmuar video për t’i postuar në YouTube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco