FOTO/ Çfarë po ndodh në botë?

FOTO/ Çfarë po ndodh në botë?

08:54, 14/06/2023
A+ Aa A-

Putin mohon pretendimet e Zelenskiy-t për suksesin e kundërsulmeve të Ukrainës

Image

Vladimir Putin ka mohuar pretendimet e Volodymyr Zelenskiy-t për sukses në kundërsulmet e shumëpritura të Ukrainës, si pasojë e të cilëve trupat e Kievit kanë rifituar disa territore, ndërsa pranoi se Rusia kishte humbur 54 tanke.

Në një takim televiziv, presidenti rus pranoi se forcat e tij kishin pësuar humbje, por këmbënguli se Ukraina kishte humbur 25% deri në 30% të automjeteve ushtarake të furnizuara nga jashtë, duke përfshirë 160 tanke. Rusia nuk ka pranuar asnjë pretendim të Ukrainës.

Numri i të vdekurve të kultit në Kenia kalon 300 dhe pritet të rritet

Image

Numri i të vdekurve të lidhur me një pastor kenian, i cili akuzohet se ka urdhëruar njerëzit që të vdisnin nga uria për të takuar Jezusin, ka kaluar 300 dhe shifra pritet të rritet ndërsa planifikohen të tjera zhvarrime.

Autoritetet thonë se të vdekurit ishin anëtarë të Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë, të udhëhequr nga Paul Mackenzie, i cili akuzohet se ka urdhëruar ndjekësit e tij të vdisnin nga uria bashkë me fëmijët e tyre, në mënyrë që të mund të shkonin në parajsë përpara fundit të botës.

Numri arriti në 303 pasi 19 trupa të tjerë u zhvarrosën nga varret masive në pyllin Shakahola, ku jetonte pastori i vetëshpallur dhe ndjekësit e tij. Thuhet se më shumë se 600 persona janë raportuar të zhdukur.

Bie numri i martesave në Kinë, pavarësisht presionit të qeverisë

Image

Numri i martesave në Kinë vitin e kaluar ra në 6.83 milionë, më i ulëti që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1986. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Çështjeve Civile treguan se numri i çifteve që u martuan në vitin 2022 ra me rreth 800,000 krahasuar me vitin 2021.

Politikëbërësit në Kinë janë gjithnjë e më të shqetësuar për trendin në rënie në numrat e martesave dhe lindjeve. Vitin e kaluar, popullsia e Kinës u tkurr për herë të parë në gjashtë dekada, duke rritur shqetësimet se vendi do të përballet me plakjen e popullsisë.

Sudan: Të mbijetuarit e përdhunimeve nuk mund të marrin mjekimet jetike

Image

Të mbijetuarit e përdhunimeve në kryeqytetin sudanez, Khartoum, kanë vështirësi për të marrë medikamentet për abortin. Gratë po përdorin rrjetet sociale për të ndarë informacione se ku mund të gjejnë barna për të parandaluar shtatzënitë dhe infeksionet – ose po përdorin ilaçe bimore.

Paketat pas përdhunimit shpërndahen shpesh në situata konflikti. Ato përfshijnë pilula, ilaçet për të nxitur abortin dhe profilaksinë pas ekspozimit, të përdorura për të parandaluar infeksionin me HIV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco