Momente tmerri në Kinë, stuhia heq tendën në një restorant, ata që e mbanin fluturuan bashkë me të

Momente tmerri në Kinë, stuhia heq tendën në një restorant, ata që e mbanin fluturuan bashkë me të

08:34, 14/06/2023
A+ Aa A-

Momente tmerri u shpalosën në qytetin Yichang të Kinës gjatë një stuhie të fortë që shpërtheu pak ditë më parë.

Siç shihet në një video të postuar në rrjetet sociale, erërat që shoqëruan stuhinë “shkatërruan” një tendë restoranti .

Megjithatë, ajo që është edhe më e tmerrshme është se së bashku me tendën , disa nga personat që u përpoqën ta mbanin fluturan në ajër.

 

 

Siç njoftojnë autoritetet lokale, të plagosurit janë dërguar në spitale dhe pavarësisht “fluturimit”, lëndimet që kanë pësuar janë të lehta.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i të plagosurve mbetet i paqartë.

Një dëshmitar okular përshkroi një nga njerëzit që u përpoq të mbante tendën në një dhomë ngrënie të një shtëpie aty pranë. “Papritmas ra nga qielli teksa ne ishim duke ngrënë”, tha ai.
 

 

Pronari i lokalit, nga ana e tij, ka bërë të ditur se nuk do t'i tarifojë klientët e tij për atë që kanë ngrënë natën në fjalë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco