Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E godet rrufeja duke festuar ditëlindjen në Uashington DC, e vetmja e mbijetuar rrëfen tmerrin

E godet rrufeja duke festuar ditëlindjen në Uashington DC, e vetmja e mbijetuar rrëfen tmerrin

13:31, 13/06/2023
A+ Aa A-

Amber Escudero-Kontostathis, një e re amerikane, ka përshkruar një incident të tmerrshëm që i ndodhi teksa festonte ditëlindjen e saj në Uashington DC. E përballur me 950 milionë volt energji si pasojë e goditjes së rrufesë, Amber fatmirësisht i mbijetoi ngjarjes ku humbën jetën 3 persona të tjerë pranë saj.

Pas kësaj ngjarje tragjike, dëmtimet e Amberit ishin shumë të rënda dhe procesi i shërimit ishte mjaft i vështirë. Si pasojë e goditjes nga rrufeja, Amber Escudero-Kontostathis përfundoi me lëndime të shumta, brinjët iu dëmtuan dhe zemra i ishte ndalur.

Amber tregon se, iu desh të bënte dush për orë të tëra për të lehtësuar plagët e saj dhe tha se bërtiste nga dhimbja gjatë gjithë kohës. E reja ka treguar plagët e thella që i ka lënë rrufeja në trup pas ngjarjes së tmerrshme.

Amber mendon se është me fat që i mbijetoi ngjarjes dhe thotë se mbijetoi falë ndihmës së të panjohurve që rrezikuan jetën e tyre vetëm për ta shpëtuar.

Ende në proces shërimi, Amber po ndjen dhimbjet e saj dhe efektet në sistemin e saj nervor. Dhimbja që përjeton ndonjëherë është e padurueshme, por ajo e shpreh mirënjohjen e saj faktin se është gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco