Të shtëna me armë në SHBA, tre viktima dhe tre të plagosur

Të shtëna me armë në SHBA, tre viktima dhe tre të plagosur

11:44, 13/06/2023
A+ Aa A-

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë mbeten të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shtëpi në kryeqytetin e Marylandit të SHBA-ve.

Sipas autoriteteve, të shtënat erdhën si pasojë e “mosmarrëveshjeve ndërpersonale” dhe nuk ishin kërcënim i mëtejshëm për banorët.
Policia ka bërë të ditur se ka shumë punë për të bërë dhe se hetimi do të vazhdojë për një kohë.

Duke mos dhënë shumë detaje për marrëdhëniet mes personave të përfshirë, zyrtarët policorë treguan se të vrarët varionin nga mosha 20 deri në 50 vjeç. Sipas tyre, ende nuk është përcaktuar një motiv i fortë për këtë ngjarje. Makina të shumta policie janë parë në zonën e banimit ku kanë ndodhur të shtënat në jug të qendrës së qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco