Ukraina vret gjeneralin rus/ Moska sulmon qytetin e lindjes të Zelensky-t

Ukraina vret gjeneralin rus/ Moska sulmon qytetin e lindjes të Zelensky-t

11:16, 13/06/2023
A+ Aa A-

Ndizen akoma më shumë luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës që kur Kievi nisi kundërofensivën e shumëpritur.

Sipas BBC, Moska ka kryer një sulm masiv me raketa në qytetin Kryvyi Rih, vendin e lindjes të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën nga këto sulme, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Nga ana tjetër, gazeta BILD raporton se Ukraina ka vrarë një gjeneral tjetër rus.

Bëhet fjalë për gjeneralmajorin Sergei Goryachev, që humbi jetën gjatë një sulmi me raketa.

Ai drejtonte Brigadën e Armatosur të 5-të dhe po luftonte në rajonin e Khersonit që prej verës së kaluar.

Në maj, SHBA bëri me dije se të paktën tetë gjeneralë rusë janë vrarë në Ukrainë.

Përveç kësaj, mendohet se janë vrarë edhe të paktën 58 kolonelë dhe 176 lejtnantë kolonelë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco