Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E mbyllën në një arkivol pasi u shpall e vdekur, por ajo çfarë ndodh më pas trondit të pranishmit në funeral

E mbyllën në një arkivol pasi u shpall e vdekur, por ajo çfarë ndodh më pas trondit të pranishmit në funeral

11:01, 13/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ekuador, një grua e moshuar ishte futur në arkivol teksa ishte gjallë.

Një mjek spitali në qytetin e Babahoyo e kishte deklaruar Bella Montoya, 79 vjeç të vdekur, pas një goditje në tru.

Ajo u vendos në një arkivol dhe u dërgua në një sallon funerali, ku të afërmit mbajtën një vigjilje përpara varrimit të saj të planifikuar.

Kur gati pesë orë më vonë hapën arkivolin për të ndërruar rrobat përpara funeralit, ata panë 79 vjeçaren teksa merrte frymë.

"Mamaja ime filloi të lëvizte dorën e majtë, të hapte sytë, gojën; ajo luftonte për të marrë frymë," përshkroi djali i saj Gilbert Balberán momentin kur kuptoi se nëna e tij ishte ende gjallë.

Videoja e marrë nga një prej të pranishmëve e tregon atë të shtrirë në një arkivol të hapur duke luftuar për të marrë frymë, ndërsa një tjetër ankohet se ambulanca që ata thirrën u vonua.

Disa minuta më vonë, zjarrfikësit mbërrijnë dhe e ngrenë Bella Montoya nga arkivoli në një barelë dhe e çojnë përsëri në të njëjtin spital ku ajo ishte shpallur e vdekur.

Djali i saj tha për mediat ekuadoriane se ajo ishte në kujdes intensiv, por reagonte.

"Mamaja ime është me oksigjen, zemra e saj është e qëndrueshme. Mjeku i shtrëngoi dorën dhe ajo reagoi, ata më thonë se është mirë sepse do të thotë se ajo po reagon pak nga pak," shkruan gazeta El Universo.

Ministria e Shëndetësisë e Ekuadorit ka ngritur një komitet për të hetuar incidentin.

Z. Balberán tha se kishte çuar nënën e tij në spital rreth orës 09:00 "dhe në mesditë një mjek më tha se [ajo] vdiq".

Ai tha se i ishte lëshuar edhe një certifikatë vdekjeje, ku thuhej se ajo kishte vdekur nga arresti kardiopulmonar pasi pësoi një goditje në tru.

Bella Montoya nuk është i vetmi person që “ringjallet” pasi u shpall zyrtarisht e vdekur.

Në shkurt, një grua 82-vjeçare u zbulua se po merrte frymë ndërsa ishte shtrirë në një shtëpi funerali në shtetin e Nju Jorkut. Ajo ishte shpallur e vdekur tre orë më parë në një shtëpi pleqsh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco