Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Amazon përdorë inteligjencën artificiale për të gjetur kritikat dhe vlerësimet e rreme

Amazon përdorë inteligjencën artificiale për të gjetur kritikat dhe vlerësimet e rreme

11:07, 13/06/2023
A+ Aa A-

Amazon ka bërë të ditur se po e përdorë teknologjinë më të fundit të inteligjencës artificiale për të zbuluar kritikat e rreme dhe për t’i identifikuar komentet të cilat nuk janë të vërteta.

Gjiganti i teknologjisë është përballur me “agjentët” e vlerësimeve të rreme, të cilët janë një problem i madh për faqen e tij të blerjeve.

Amazon ka investuar në modelet e “machine learning” të cilat analizojnë mijëra pika të të dhënave të cilat e ndihmojnë atë që të detektojë sjellje jo të zakonshme, raporton BBC.

Agjentët e vlerësimeve të rreme përdorin platforma të palëve të treta, duke përfshirë rrjetet sociale dhe shërbimet e mesazheve të koduara, për të blerë, shitur dhe të bëjnë kritika të rreme.

Vlerësimet e rreme mund t’i shtyjnë klientët të marrin vendime për blerjen, për shembull të një laptopi ose një lodre për fëmijë, bazuar në atë që ata besojnë se janë reagime të vërteta nga blerësit e tjerë, kur në realitet dikush është paguar për të shkruar një koment për të rritur vlerësimet e një shitësi ose për të minuar një firmë rivale.

Ato nuk janë gjithmonë të lehta për t’u dalluar, megjithëse informacioni i përgjithshëm ose një përqindje shumë e lartë e vlerësimeve me pesë yje mund të jetë një ndihmesë në zbulimin e tyre.

Në vitin 2022, Amazon zbuloi mbi 23,000 grupe të rrjeteve sociale, me mbi 46 milionë anëtarë dhe ndjekës, të cilat shkruanin vlerësime të rreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco