Dita kundër dhunës, Meloni: Gratë duhet të flasin për përvojën e tyre

Dita kundër dhunës, Meloni: Gratë duhet të flasin për përvojën e tyre

14:47, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë të sotme iu referua dhunës ndaj grave dhe masave për përballimin e saj.
“Me rastin e ditës kundër dhunës ndaj grave, do të dëshiroja që disa viktima të abuzimit dhe të afërmit e tyre të mund të shkojnë në shkolla dhe të flasin për përvojën e tyre. Nuk ka asgjë më të dobishme dhe më të rëndësishme”, tha kryeministrja italiane.

Në lidhje me emigracionin, duke folur në një festival të gazetarit italian Bruno Vespa në Pulia, Meloni tha se të dielën do të shkojë sërish në Tunizi së bashku me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kryeministrin holandez Mark Rutte .

“Unë kërkoj një qasje sa më pak ideologjike dhe besoj se po ndërmerren hapa në këtë drejtim”, theksoi Meloni.
Së fundi, në lidhje me ekonominë, Meloni u shpreh optimiste dhe nënvizoi se “PBB-ja e vendit tonë po rritet më shumë se mesatarja europiane” dhe se “Italia sapo ka arritur një rekord në numrin total të të punësuarve, me shifra pozitive edhe për punësimin e grave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco