Belgjika do të vazhdojë me furnizimet me armë për Ukrainën

Belgjika do të vazhdojë me furnizimet me armë për Ukrainën

13:51, 09/06/2023
A+ Aa A-

Ministrja belge e Mbrojtjes, Ludivine Dedonder deklaroi se Belgjika do të vazhdojë me furnizimet me armë për Ukrainën. Deklaratën, ministrja Deonder e dha për Le Soir këtë të premte.

“Belgjika nuk do të pezullojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në pritje të një përgjigjeje nga pala ukrainase. Belgjika pret deri më 15 qershor përgjigjen e Ukrainës ndaj pyetjeve në lidhje me përdorimin e armëve të saj për këtë sulm”, theksoi ajo.

“Ne i dërguam një kërkesë Ukrainës të hënën Do të kemi një grup kontakti për Ukrainën më 15 qershor. Nëse nuk ka përgjigje deri atëherë, do të flas me ministrin ukrainas të mbrojtjes Alexey Reznikov”, shtoi ministrja.

Ajo theksoi se “çdo dërgesë armësh e furnizuar ka një dokument të bashkangjitur që shpjegon se ato duhet të përdoren vetëm për të mbrojtur territorin ukrainas dhe jo për të sulmuar shtetet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco