Zyrtari rus: Nuk është e nevojshme një mobilizim ushtarak në Rusi

Zyrtari rus: Nuk është e nevojshme një mobilizim ushtarak në Rusi

09:28, 09/06/2023
A+ Aa A-

Një thirrje ushtarake aktualisht nuk është e nevojshme në Rusi. Kështu u shpreh Andrey Kartapolov, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore Ruse, shkruan Tass.

“Nuk ka nevojë për mobilizim për momentin. Medvedev e përmendi shifrën një ditë më parë, duke thënë se ne kemi 137,000 pjesëtarë të shërbimit që janë kontraktuar kohët e fundit. Dhe sipas informacioneve të mia, kjo rrjedhë është e qëndrueshme dhe e pandalshme,” tha Kartapolov.

Kartapolov vuri në dukje se rezerva e mobilizimit të Rusisë aktualisht ka mjaft njerëz.

“Ndërsa një sistem i ri i automatizuar i regjistrimit ushtarak, i cili është dixhital, do të na lejojë të rimbushim kapacitetin,” theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco