Lufta në Ukrainë/ OBSH paralajmëron për shpërthimin e kolerës në zonën ku diga u shkatërrua

Lufta në Ukrainë/ OBSH paralajmëron për shpërthimin e kolerës në zonën ku diga u shkatërrua

08:11, 09/06/2023
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për rrezikun e një shpërthimi kolere në zonën e ku diga u shkatërrua në Ukrainën jugore.

Shefi i OBSH-së Dr Tedros Ghebreyesus tha se ndikimi i përmbytjeve të mëvonshme dhe dëmtimi i infrastrukturës në rajon nuk mund të nënvlerësohet dhe sistemet sanitare do të preken.

Teresa Zakaria, oficere teknike për reagimin ndaj emergjencave në OBSH, thotë se ata nuk kanë parë asnjë rast të kolerës që nga fillimi i luftës, por gjurmë të baktereve të kolerës janë gjetur më parë në Ukrainë. 

Prandaj, shton Zakaria, përmbytjet shkaktuan "rritje" të vëzhgimit të digës së thyer për sëmundjet që vijnë nga uji në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi09/06/2023 08:23

Ky po ky shef i obsh qe I raft kolera atij te parit

Shto koment

Denonco