Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Pamje apokaliptike/ Nju Jorku siç nuk e keni parë kurrë ndonjëherë/ FOTO

Pamje apokaliptike/ Nju Jorku siç nuk e keni parë kurrë ndonjëherë/ FOTO

09:26, 08/06/2023
A+ Aa A-

Nga Nils Kottmann, BILD

Qyteti i Nju Jorkut në SHBA duket sikur është transplantuar në Mars...

Retë e dendura të tymit kanë mbështjellë qytetin, duke e zhytur atë në një ngjyrë të kuqërremtë.

Statuja e Lirisë mezi shihet nga shëtitorja e Manhattan-it. Kryebashkiaku Eric Adams u bëri thirrje banorëve të Nju Jorkut që të dalin jashtë vetëm nëse është absolutisht e nevojshme.

Mbrëmë ndotja e ajrit në Nju Jork ishte më e lartë se në çdo metropol tjetër në botë. Normalisht, sipas platformës së matjes së ajrit IQair, qyteti nuk hyn as në top 300.

‘Ndihet sikur jemi në një kamp zjarri,” tha një banor. Në Manhattan ka shumë pak këmbësorë. Shitësit ambulantë ankohen për dhimbje koke dhe fyti.

Disa aktivitete të rëndësishme sportive janë anuluar për shkak të cilësisë së dobët të ajrit.

Shkak për këtë janë bërë zjarret që vazhdojnë prej javësh në Kanada. Mjegulla e kuqe ka udhëtuar më shumë se 1 mijë kilometra drejt Nju Jorkut.

Metereologu Karsten Brandt e shpjegon kështu fenomenin: “Nuk është e pazakontë që grimcat e tymit të transportohen në distanca shumë të gjata. Në rastet e zjarreve të egra, tymi përshkon një distancë nga 1 mijë deri në 1500 kilometra përmes një sistemi me presion të ulët, i cili e thith ajrin nga Kanadaja dhe më pas e çon atë në bregun lindor të SHBA”.

I pazakontë është fakti se banorët e Nju Jorkut po i ndjejnë kaq qartë zjarret në Kanada. Zjarret më të këqija pyjore në historinë e vendit kanë shpërthyer atjre për më shumë se një muaj.

Zjarrfikësit aktualisht po luftojnë me 413 zjarre në Kanada. Rreth 26 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë për shkak të flakëve. Deri tani janë djegur rreth 3 milionë hektarë sipërfaqe.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco