Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Papa Françesku në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent

Papa Françesku në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent

10:55, 07/06/2023
A+ Aa A-

Papa Françesku është shtruar në poliklinikën Gemelli në Romë, ku shkoi ditën e djeshme për ekzaminime mjekësore, ndërsa sot pritet t’i nënshtrohet një operacioni në zorrë.

Sipas gazetës italiane Il Fatto Quotidiano, operacioni konsiderohet urgjent, dhe ai pritet të shtrohet në spital për disa ditë. Duhet të theksojmë se në vitin 2021, Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë.

Është hera e tretë që Papa shtrohet në spital, pas vitit 2021, kur ai u shtrua për 10 ditë dhe në mars të 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco