Furnizonin Kalabrinë me kokainë/ Shkatërrohet rrjeti i drogës, 25 të arrestuar

Furnizonin Kalabrinë me kokainë/ Shkatërrohet rrjeti i drogës, 25 të arrestuar

10:57, 05/06/2023
A+ Aa A-

Goditet një grup kriminal në Itali që çoi në arrestimin e 25 personave dhe sekuestrimin e disa pasurive me vlerë 4 miliona euro.

Bëhet fjalë për një rrjet trafikatësh ndërkombëtarë të drogës dhe të armëve që ‘furnizonin’ zonën veriore të Kalabrisë me kokainë nga Amerika e Jugut. Goditja e fundit kundër klanit ‘Abbruzzese Forastefano’ që vepronte në Sibariride, Dda e Catanzaro me regji nga Nicola Gratteri ndodhi mëngjesin e sotëm.

Operacioni i kryer nga Guardia di Finanza konfirmon interesat e thella të bandës që vepron në Cassano, Sibari, Corigliano Rossano dhe vendet fqinje, hetimet për të cilën nisën që në vitin 2015.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco