Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Skema e përfitimeve ku paguhesh 1.600 £ për të mos bërë asgjë

Skema e përfitimeve ku paguhesh 1.600 £ për të mos bërë asgjë

10:52, 05/06/2023
A+ Aa A-

Studiuesit britanikë nga organizata ‘Autonomy’ kanë marrë përsipër të realizojnë një test me të ardhura të përfituara në formën e ndihmës nga shërbimet sociale në Britaninë e Madhe, nga e cila do të përfitojnë 30 persona.

Ky grup individësh do të paguhen 1600 £ në muaj në atë që do të jetë prova e parë e Anglisë për të krijuar një skemë të të ardhurave universale.

Paratë do t’u jepen 15 pjesëmarrësve në Jarrow, Tyneside jugor dhe 15 individëve nga East Finchley, një zonë në veri të Londrës.

Gjatë një periudhe prej dy vitesh, ky grup njerëzish do të përfitojnë shumën mujore pa asnjë kusht, ndërsa studiuesit do të monitorojnë se çfarë efektesh kanë paratë e gatshme në jetën e tyre.

Will Strong, drejtor i kërkimit i cili drejton skemën, tha se shifra prej 1,600 £ ishte një shumë e konsiderueshme parash, kur e mendon se ato do të paguhen pa kërkesë për të punuar ose për të demonstruar vullnet për të punuar.

“Të ardhurat bazë universale zakonisht mbulojnë nevojat themelore të njerëzve, por ne duam të shohim se çfarë efekti ka kjo shumë e pakushtëzuar në shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve, pavarësisht nëse ata zgjedhin të punojnë apo jo. Shoqëria jonë do të kërkojë një formë të të ardhurave bazë në vitet e ardhshme, duke pasur parasysh trazirat e ndryshimeve klimatike, ndërprerjet teknologjike dhe tranzicionin industrial që është përpara”, tha ai tha për The Guardian.

“Kjo është arsyeja pse ndërtimi i bazës së provave dhe angazhimi publik tani është kaq i rëndësishëm, kështu që terreni është i përgatitur mirë për zbatimin kombëtar”, shtoi eksperti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco