Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Ndëshkohet nga Facebook për letrën misterioze mbi rënien e demokracisë

Ndëshkohet nga Facebook për letrën misterioze mbi rënien e demokracisë

10:18, 05/06/2023
A+ Aa A-

Një investitor amerikan përjetoi një ndëshkim të rrallë për shkak të një publikimi në Facebook.

Për këtë arsye, ai është ngritur kundër asaj që cilësohet si tirania e titanëve të medias sociale.

Lajmin e bën të ditur Fox News, sipas të cilit rasti i Chad Jones tregon fuqinë e frikshme të gjigantëve të medias sociale për të censuruar qytetarët e zakonshëm.

Jones tha për Fox News se penalizmi erdhi pas publikimit të diçkaje krejt të padëmshme.

“Ideja se ata po mbysin zërat e zakonshëm në mënyrë krejt normale është e tmerrshme,” thotë ai.

Gjithçka nisi në vitin 2022, kur Jones postoi në faqen e tij personale në Facebook një letër misterioze të shkruar nga një gjyqtar i dalë në pension.

Ish-gjyqtari 85-vjeçar Keith M. Alber shkruan në letër se gjendja ku është katandisur demokracia amerikane ishte parashikuar me një saktësi të frikshme që në vitet ’50.

“Viti im i parë i kolegjit ishte 68 vjet më parë,” shkruan Alber në letër.

“Një nga klasat që ndiqja ishte për shkenca politike. Një gjysmë faqe e librit tim përshkruante disa hapa për të përmbysur demokracinë. Ato janë:

-Ndani kombin filozofikisht.

-Nxitni grindjet racore.

-Shkaktoni mosbesim ndaj autoritetit të policisë.

-Përmbytni kufijtë e kombit pa dallim dhe në mënyrë jokushtetuese.

-Krijoni forcën ushtarake për ta dobësuar atë.

-Mbingarkoni qytetarët me taksa të padrejta.

-Inkurajoni trazira civile dhe dekurajoni përgjegjësinë për të gjitha krimet.

-Kontrolloni të gjitha votimet.

Kontrolloni të gjitha mediat”.

Letra e tij u bë virale dhe nxiti një debat të zjarrtë në median sociale për shkak të gjendjes ku është demokracia amerikane sot.

Letra e publikuar nga Jones mori mbi 11 mijë ndarje. Por Facebook e bllokoi pa i dhënë ndonjë shpjegim.

Jones thotë se ka vendosur të flasë kundër kësaj tiranie.

“Shumica e heshtur nuk është më e heshtur si dikur,” tha ai për Fox News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco