A ka nisur kundërofensiva ukrainase? Rusia flet për fitoren e parë

A ka nisur kundërofensiva ukrainase? Rusia flet për fitoren e parë

09:57, 05/06/2023
A+ Aa A-

BBC

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka penguar një ofensivë të madhe ukrainase në Donetsk, duke pretenduar se ka vrarë 250 trupa dhe ka shkatërruar automjete të blinduara.

Rusia publikoi video nga beteja, ndërsa në pamje shihen automjetet ushtarake nën zjarr të fortë në fusha.

Por nuk ka pasur asnjë koment nga Kievi dhe pretendimi i Rusisë nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Një kundërofensivë ukrainase është pritur prej kohësh, por Kievi thotë se nuk do të paralajmërojë paraprakisht për fillimin e saj.

Dhe është paqartë nëse sulmet e supozuara tregojnë se ka nisur seriozisht ofensiva për të rimarrë tokën ukrainase nga forcat ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina ka nisur ofensivën në shkallë të gjerë në rajonin e Donetsk të dielën, duke përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalionë tankesh.

Ajo pretendon se ukrainasit u përpoqën të thyejnë mbrojtjen ruse në atë që Kievi e sheh si pjesën më të cenueshme të vijës së frontit, por se ‘nuk i arriti detyrat e veta, nuk pati sukses’.

Moska pretendon se Ukraina humbi 250 trupa dhe 16 tanke.

Ukraina ka planifikuar prej muajsh një kundërsulm. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar kundër spekulimeve publike mbi ofensivën, duke thënë se kjo gjë mund të ndihmojë armikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco