Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zyrtarët e G7 do të mbajnë takimin e parë mbi rregulloren e Inteligjencës Artificiale javën e ardhshme

Zyrtarët e G7 do të mbajnë takimin e parë mbi rregulloren e Inteligjencës Artificiale javën e ardhshme

18:41, 26/05/2023
A+ Aa A-
TeknologjiLajme Teknologji

Zyrtarët e G7 do të mbajnë takimin e parë mbi rregulloren e Inteligjencës Artificiale javën e ardhshme

[Zyrtarët e G7 do të mbajnë takimin e parë mbi rregulloren e Inteligjencës Artificiale javën e ardhshme]
Para 3 ore

Zyrtarët e vendeve të G7-tës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar problemet që paraqiten nga mjetet e Inteligjencës Artificiale gjeneruese sikurse ChatGPT, deklaruan të premten nga qeveria Japoneze.

Udhëheqësit e G7, grup i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Japoninë, ranë dakord javën e kaluar të krijojnë një forum ndërqeveritar të quajtur “Procesi Hiroshima AI” për të debatuar çështjet rreth mjeteve të Inteligjencës Artificiale me rritje të shpejtë.

Reuters raporton se zyrtarët e qeverive të G7-ës do ta mbajnë takimin e parë në nivel pune mbi Inteligjencën Artificiale me 30 maj, dhe do të diskutojnë mbi çështje si mbrojtja e pronës intelektuale, dezinformimin dhe atë se si duhet të drejtohet teknologjia në fjalë, bëri të ditur ministri japonez i komunikimeve, Takeaki Matsumoto.

Takimi vije teksa rregullatorët gjithandej globit vlerësojnë ndikimin e shërbimeve të popullarizuara të Inteligjencës Artificiale sikurse ChatGPT, chatbot-it të OpenAI, kompani kjo e mbështetur nga Microsoft.

Bashkimi Evropian po i afrohet miratimit të legjislacionit të parë të madh në botë mbi Inteligjencën Artificiale, duke frymëzuar qeveritë e tjera të marrin në konsideratë se cilat rregulla duhet të zbatohen ndaj mjeteve të inteligjencës artificiale.

Japonia, si udhëheqëse e G7 këtë, “do të udhëheqë diskutimin e G7 për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë gjeneruese të AI”, tha Matsumoto, duke shtuar se forumi shpresonte të dilte me sugjerime për krerët e shteteve deri në fund të vitit.

Në samitin e G7 të mbajtur në Hiroshima gjatë javës së kaluar, udhëheqësit kërkuan gjithashtu zhvillimin dhe miratimin e standardeve teknike ndërkombëtare për të mbajtur Inteligjencën Artificiale “të besueshme” dhe “në përputhje me vlerat tona të përbashkëta demokratike”.

Grupi i punës i G7 AI do të kërkojë të dhëna nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, tha Matsumoto në një konferencë të rregullt për shtypin. 


 
Inteligjenca artificiale
 
Japonia
 
SHBA

Promo

Reklamo ketu
[Aty ku qetësia dhe rehatia marrin të njejtin emër – Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është zgjedhja e duhur për banim]

Aty ku qetësia dhe rehatia marrin të njejtin emër – Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është zgjedhja e duhur për banim

[Al Trade Center] Nga Al Trade Center
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco