Itali/ Shembet argjinatura, makinat përfundojnë në kanal

Itali/ Shembet argjinatura, makinat përfundojnë në kanal

11:55, 25/05/2023
A+ Aa A-

Moti i keq që ka përfshirë Italinë prej ditësh ka shkaktuar probleme dhe shqetësime të shumta. Së fundmi mediat italiane kanë publikuar lajme nga ajo që la pas stuhia e fuqishme e së mërkurës në provincën e Brescia-s.

Zonat më të prekura ishin ato të Caino, Nave, Concesio në Val Trompia ku rrugët u shndërruan në përrenj balte, ndërsa në Rezzato u shemb edhe argjinatura e kanalit dhe dy makina të parkuara përfunduan në kanal pa shkaktuar lëndime.

Në qytetin e Brescias pati ndërprerje të mëdha në rrjetin rrugor për shkak të disa nënkalimeve të përmbytura. Disa pemë kanë rënë mbi makinat e parkuara përgjatë shpatit të Kalasë në Brescia, ndërsa në Lavenone një familje qëndroi e izoluar për disa orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco