Japonia do t'i sigurojë Ukrainës, 100 automjete ushtarake

Japonia do t'i sigurojë Ukrainës, 100 automjete ushtarake

13:57, 24/05/2023
A+ Aa A-

Tokio - Japonia mbajti një ceremoni të mërkurën duke shënuar dhurimin e saj të planifikuar të rreth 100 automjeteve ushtarake për Ukrainën, pasi Tokio po synon të dërgojë pajisje që mund të jenë me përdorim më të gjerë ushtarak sesa dërgesat e saj të mëparshme me helmeta dhe kostume hazmat.

Në një ceremoni në Ministrinë e Mbrojtjes, në të cilën ishin ekspozuar dy kamionë gjysmë ton, zëvendësministri japonez i Mbrojtjes Toshiro Ino i dorëzoi një dokument ambasadorit ukrainas Sergiy Korsunsky që rendiste tri llojet e automjeteve të përfshira në donacion.

"Shpresojmë që pushtimi të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rikthehet jeta e përditshme paqësore," tha Ino. "Ne do të ofrojmë sa më shumë mbështetje që të mundemi."

Dhurimi, i cili përfshin gjithashtu 30,000 racione ushqimore, vjen ndërsa qeveria e Japonisë po kërkon të lehtësojë politikën e transferimit të pajisjeve ushtarake nën një politikë të re të sigurisë kombëtare që i lejon ushtrisë së saj një rol më të madh sulmues, një shkëputje e madhe kjo nga parimi i saj vetëm mbrojtje, i pas Luftës së Dytë Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco