Gati për një euro dixhitale? Banka Qendrore Evropiane përgatitet për të ardhmen e parasë

Gati për një euro dixhitale? Banka Qendrore Evropiane përgatitet për të ardhmen e parasë

13:54, 24/05/2023
A+ Aa A-

Frankfurt, Gjermani  - Ndërsa kremton 25-vjetorin e saj të mërkurën, Banka Qendrore Evropiane po përgatit një dizajn të propozuar për një version dixhital të euros, duke iu përgjigjur presionit nga zhvillimi i teknologjisë që mund të ndryshojë mënyrën se si të përdoren paratë gjatë dekadave të ardhshme të bankës.

Presidentja e BQE, Christine Lagarde thotë se një euro dixhitale mund të ofrojë një mënyrë për njerëzit që të blejnë gjëra pa u varur nga ofruesit e shërbimeve të pagesave të kontrolluara nga kompani joevropiane. Ato mund të përfshijnë Mastercard, Visa, Apple Pay dhe Google Pay.

Komisioni Ekzekutiv i Bashkimit Evropian pritet të dalë me legjislacionin e propozuar për këtë ide, javët e ardhshme, thonë zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane, ndërsa banka do të publikojë një propozim të detajuar për hartimin e një monedhe dixhitale në tetor.

Bankat qendrore në mbarë botën, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-së, po studiojnë me kujdes monedhat dixhitale pasi paratë gjithnjë e më shumë i lënë vendin pagesave elektronike. Disa ekonomi më të vogla si Nigeria, Bahamas dhe Xhamajka tashmë i kanë prezantuar monedhat dixhitale, ndërsa Kina po kryen prova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco