Vdes gruaja që u godit nga eskorta e policisë mbretërore në Londër Sophie, Dukesha e Edinburgut

Vdes gruaja që u godit nga eskorta e policisë mbretërore në Londër

13:35, 24/05/2023
A+ Aa A-

Londër - Dukesha e Edinburgut shprehu ngushëllimet e saj të mërkurën pas vdekjes së një gruaje 81-vjeçare e cila u godit nga një motoçikletë që ishte pjesë e shoqërimit të policisë mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Sophie, gruaja e Princit Eduard, shprehu keqardhjen e saj për vdekjen e Helen Holland, e cila u godit në një kryqëzim të Londrës Perëndimore më 10 maj.

“Dukesha e Edinburgut është thellësisht e pikëlluar kur dëgjoi se Helen Holland ka ndërruar jetë”, tha Buckingham Palace. “Ngushëllimet dhe nderimet më të thella të Lartësisë së saj Mbretërore shkojnë për të gjithë familjen e zonjës Holland.”

Djali i Holland, Martin, tha për BBC se nëna e tij vdiq pasi pasi "theu shumë kocka dhepësoi lëndime masive të brendshme". Holland, e cila është nga Essex, thuhet se kishte vizituar motrën e saj më të madhe në Londër.

Djali i saj tha se ajo luftoi "për jetën e saj për gati dy javë ... por dëmtimi i pakthyeshëm në tru më në fund i dha fund betejës sot".

Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë po heton aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco